Skandali për flamurin shqiptar, flet trajneri serb: Arbitri më shkatërroi nervat, ja pse nuk doja të largohesha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2019 | 13:22

Skandali për flamurin shqiptar, flet trajneri serb: Arbitri më shkatërroi nervat, ja pse nuk doja të largohesha

Tensioni i sfidës mes Breshas dhe Vojvodinës përpara se të valëvitej flamuri shqiptar nisi si rrjedhojë e një polemikë të ashpër, me tone kërcënuese në fushën e lojës mes trajnerit të ekipit serb dhe arbitrit të miqësores së djeshme.

serbet flamuri shqiptar

Nenad Lalatoviç nuk pranonte lojën e ashpër që u bë në disa raste ndaj futbollistëve të tij dhe faulleve që nuk u vërshëllenin dhe pas kartonit të kuq që pa në fytyrë, la fushën e lojës vetëm duke tërhequr edhe futbollistët me vete në dhomat e zhveshjes: “Arbitri më shkatërroi nervat. Unë i kërkova arsyen e qëndrimit të tij disi agresiv ndaj lojtarëve të mi në fushë dhe ai erdhi me tone aspak normale, duke më thënë: ‘Dëgjo, unë jam arbitër ndërkombëtar. Më shtrëngoni dorën, ose do ju nxjerr jashtë’.

730z528_730-lalat

“Realisht ishte e pabesueshme, ashtu sikurse ishte gjykimi i tij në 15-20 minutat e para, me disa vendime të papranueshme. Nuk e di se çfarë kishte në kokë, por unë di të them se me atë që shfaqi ekipi im në fushë, nëse ndeshja s’do ishte ndërprerë, nuk do humbnim ndaj Breshas”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"