Skandali para syve të FSHF, presidenti i Laçit sulmoi arbitrin, por federata hesht

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2018 | 12:28

Skandali para syve të FSHF, presidenti i Laçit sulmoi arbitrin, por federata hesht

Ligji i ri për sportin detyron klubet e futbollit që të kontraktojnë shoqëri private të sigurisë fizike për marrjen e masave në stadium gjatë ndeshjeve. Mirëpo, në testimin e parë që u bë, pikërisht në finalen e Superkupës, Skënderbeu-Laçi, luajtur më 12 gusht në stadiumin “Selman Stërmasi” ndodhi një skandal nën hundët e zyrtarëve të lartë të institucionit të futbollit.

Laska me lojtaret fitojne kupen

Presidenti i Laçit, Pashk Laska, sulmoi anësorin e FIFAs, Ridigert Çokaj, teksa në tentativë për ta goditur, e pështyu atë. Kjo u pa nga të gjithë, madje afër gjyqtarëve ishte edhe vetë shefi i sektorit të garave, Lysien Nurimshi. Mirëpo, kur kanë kaluar tri ditë nga ky skandal, FSHF-ja nuk guxon të bëjë qoftë edhe një reagim për të mbrojtur gjyqtarin ndërkombëtar.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse Disiplina do të shqyrtojë këtë rast, i cili nuk është i pari me protagonist presidentin e Laçit. Pritet të shihet çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"