Skandali/ Në Kosovë na quajnë “vendi fqinj”, reagon “TKZ”: Tendencë për të përçarë shqiptarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2018 | 23:13

Skandali/ Në Kosovë na quajnë “vendi fqinj”, reagon “TKZ”: Tendencë për të përçarë shqiptarët

Në përpjekje për të marrë sa më shumë vëmendje duket se portali kosovar “Periskopi” e ka tejkaluar atë që quhet “informim i publikut”. Së fundmi në një lajm të publikuar nga ky portal shkruhet së tifogrupi “Plisat” do të tradhtojë në mënyrë të organizuar Kosovën dhe do të shkojë të ndjekin në stadium vendin fqinj ku i referohen Kombëtares shqiptare.

430101_TS_24-10-18_9144691593_-573x560

Po ky veprim nuk i ka pëlqyer aspak “Tifozave Kuq e Zi” të cilët e kanë cilësuar si një përpjekje për të shtuar urrejtje ndaj përçarje midis shqiptarëve.

Postimi i plotë i “TKZ”:

Përshëndetje!

Të nderuar, në vazhdën e përçarjeve dhe shkrimeve tendencioze dhe me qëllim të krijimit të një klime urrejtje mes Kosovës e Shqipërisë dhe anasjelltas, i ashtuquajturi portali “Periskopi”, redaksia e sportit, ka botuar një artikull të titulluar:

”Tradhëti e organizuar: Plisat organizim për ta shpërfillur Kosovën, do të shkojnë ta përkrahin shtetin fqinj”.

Kjo, paraqet gjuhë të urrejtjes, është tendencë për të krijuar armiqësi mes shqiptarëve në veçanti atyre që frekuentojnë këtë të ashtuquajtur portal.

Për të minimizuar këto shkrime në të ardhmen, dhe për të dhënë një mësim edhe për të tjera faqe, që të mos botojnë tituj të tillë paragjykues dhe fyes në të njëjtën kohë, ju ftojmë t’i bashkoheni aksionit për ti bërë “report” në faqen e facebookut.

Kosova ishte shqiptare, është shqiptare dhe do mbetet përgjithmonë, dhe kjo jo për inat të dikujt, por se janë rrënjë të ujituna me gjakun e dëshmorëve tash e 2000 vjet.

Faleminderit paraprakisht!

Tifozat kuq e zi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"