Skandali në futboll/ Marseja kërkon fitoren në tavolinë, në Francë marrin si shembull ndeshjen Serbi-Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2021 | 13:23

Skandali në futboll/ Marseja kërkon fitoren në tavolinë, në Francë marrin si shembull ndeshjen Serbi-Shqipëri

Ndeshja midis Nicës dhe Marsejës mbrëmjen e djeshme u kthye në një skandal të vërtetë ku protagonist u bënë tifozët vendas që hynë në fushë dhe sulmuan yjet e marsejezëve.

marseja

Situata doli jashtë kontrolli dhe të dyja skuadrat iu drejtuan dhomave të zhveshjes ku pas 40 minutash, lojtarët e Marsejës refuzuan të hynin në fushë pas kërkesës nga federata. Kështu, miqtë humbën ndeshjen në tavolinë automatikisht duke refuzuar vazhdimin e lojës.

Por tek klubi marsejez dinë si të mbrohen, duke iu referuar ndeshjes Serbi-Shqipëri në vitin 2014, ndeshje të cilët kuqezinjtë e fituan 0-3 në tavolinë pasi shkoi në CAS.

Një gazetar francez i quajtur Loik Tregure, ka marrë rastin e Shqipërisë duke e krahasuar me atë të mbrëmshëm, duke pretenduar se Marseijës i duhet akorduar 3 pikët pasi ajo që ndodhi në fushë ishte skandal i vërtetë.

Mbi ngjarjen ka pasur reagime të shumta duke marrë parasysh faktin se u dëmtuan dhe disa lojtarë të Marsejës nga dhuna e tifozëve vendas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"