Skandali me paratë e UEFA-s, Braçe tallet me Dukën: Mos, ç’është kjo gjëmë! Tani që dolëm…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2021 | 21:47


Skandali me paratë e UEFA-s, Braçe tallet me Dukën: Mos, ç’është kjo gjëmë! Tani që dolëm…

Skandali me fondet e UEFA-s që ka sjellë bllokimin e llogarive të FSHF, i publikuar sot nga “Panorama Sport”, ka qenë padyshim tema kryesore e diskutimit në futbollin shqiptar. Një diskutimi të cilit nuk i është shmangur as deputeti Erion Braçe, i njohur si tifoz i Partizanit e si një oponent i drejtuesve aktualë të FSHF-së.

brace-duka-ok

Vetë Braçe, nëpërmjet rrjeteve sociale, nuk i ka rezistuar tundimit për t’u tallur me presidentin e FSHF-së pas publikimit të këtij lajmi. Ai ka postuar një status ironik që i drejtohej pikërisht kreut të institucionit të futbollit në vendin tonë.

POSTIMI I ERION BRAÇES

MOOOOOOOS!

CFARE KA NDODHUR KESHTU?

C’ESHTE KJO GJEME?

DHE KUR, TANI QE DOLEM TE TRETET NE GRUP!

SI MUND TJA BENI KETE? SI?

PALE, THONI QE ESHTE DHE VETEM FILLIMI!

brace

PANORAMASPORT.AL