Skandali me mesazhet e Dukës, “denoncuesi” merr kërcënime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2016 | 19:54

Skandali me mesazhet e Dukës, “denoncuesi” merr kërcënime

Tifozi i cili publikoi e-mailin skandaloz të presidentit të FSHF-së, Armand Duka, ku ky i fundit etiketonte si “legena” pjesëtarët e grupimit “Tifozat Kuq e Zi”, ka postuar sot disa mesazhe që i kishin mbërritur nga një nëpunëse e FSHF-së.

Denoncimi i radhes i tifozit

“Pas postimit nga ana ime të e-mailit të A. Dukes drejtuar ndihmëses së tij, Elira Kajtazi e ku anëtarë të Tifozave Kuq e Zi etiketohen si legena, në adresën time vjen dhe kërcënimi i pare nga Elira :) Diçka po zihet … ‪#‎Prayforfshf”, ishte mesazhi i tifozit Gentjan Kelmendi i cili ka publikuar gjithçka në Facebook.

“Ti Skënderbe do ta paguash shumë shtrenjtë këtë që ke bërë. Më kë cenuar privatësinë. Kush je ti që shkruan emrin dhe mbiemrin tim në Fb tënde?

13775589_10155040160879167_7559449257000186761_n13775760_10155040161039167_6672269640879712945_n

Unë kam familje, jam nëna e një fëmije të vogël. Kam një bashkëshort kam 3 vëllezër dhe 35 kushërinj meshkuj të cilët janë shqetësuar shumë për këtë gjë sepse unë nuk jam person publik.  Po të paralajmëroj. Sa të kthehem nga pushimet do të denoncoj.

13770428_10155040161109167_1065902505491553089_n13775908_10155040161209167_7749589358539887494_n

Ti Skënderbe nëse je burrë, merru me burrat, jo duke nxjerr emrin e një nënë në rrjetet sociale. Të të vijë turp. Ti nuk je shqiptar se një shqiptar nuk merret me femrat. Edhe aq më tepër me mua që nuk kam lidhje fare”, shkruhej ne mesazhet e punonjëses së FSHF-së drejtuar tifozit.

Përgjigja e këtij të fundit se ishte i hapur ndaj çdo denoncimi ka acaruar edhe më shumë situatën.

13728953_10155040161484167_2584315826115898864_n13731667_10155040161629167_1072950425828425030_n

“Nuk po të kërcënoj se nuk jam niveli jot unë. Por të tregoj që ke bërë gabim dhe je ngatërruar me personin e gabuar. Ti qenke një kokrra e ndyrësirës, një plehrë. Ti nuk ke grua apo motër”, ishin mesazhet e mëtejshme të cilat u publikuan nga ish-anëtari i “TKZ”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"