Skandali me Ibraimin te Dinamo-Laçi bën jehonë deri në Slloveni: Si u kërcënua nga tribuna….

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2021 | 23:50

Skandali me Ibraimin te Dinamo-Laçi bën jehonë deri në Slloveni: Si u kërcënua nga tribuna….

Sjellje skandaloze nga tifozët e Laçit u regjistruan në “Elbasan Arena” kundër kapitenit të Dinamos, Agim Ibraimi. Fundi i ndeshjes Dinamo-Laçi, riktheu skenat e turpshme në stadiumet shqiptare dhe këtë herë protagonist u bënë një grupim i vogël mbështetësish të ekipit kurbinas, të cilët nën “hundën” e forcave të sigurisë, jo vetëm që bënë çfarë deshën, por gati sa u futën në fushë për t’u kapur me kapitenin Ibraimi, i cili qëndronte në stol në minutat e fundit.

dl

Ky incident i shëmtuar, bëri jehonë deri në Slloveni, teksa portali “ekipa.svet24”, pasqyroi atë çka ndodhi në “Elbasan Arena”, duke raportuar se si ish-mesfushori i Mariborit, u kërcënua nga tribuna, gjatë momentit që gjyqtari po shikonte pamjet në monitorin e VAR-it.

fb90f9d029e228a3bc4f44577b41c0d5

“Një nga tifozët e Laçit madje u përpoq të hidhej mbi rrethimin e brendshëm të stadiumit për t’u përballur fizikisht me Ibraimin, por u ndalua nga rojet e sigurisë, të cilët me siguri parandaluan një incident të madh”, shkruhej në portalin slloven.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"