Skandali me hartën e Kosovës në Botëror, FIFA hap hetim ndaj Serbisë për sjellje fyese

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2022 | 21:03

Skandali me hartën e Kosovës në Botëror, FIFA hap hetim ndaj Serbisë për sjellje fyese

Fotot e një flamuri me simbole nacionaliste dhe hartën e Serbisë ku përfshihej edhe Kosova, kanë bërë që edhe FIFA të vihet në lëvizje dhe të hapë hetim kundër Federatës Serbe për këtë incident.

20

Gjatë ditës së premte, në rrjetet sociale qarkulluan pamje të një fotoje që ishte bërë në dhomat e zhveshjeve të përfaqësues serbe para sfidës me Brazilin në Kupën e Botës ku shfaqej ky flamur, i cili më pas u shpalos në tribunë ku ishin mbështetësit e ekipit ballkanas.

Protesta e Federatës së Futbollit të Kosovës e cila i dërgoi një notë proteste FIFA-s duke e cilësuar një akt shovinizmi, vunë në lëvizje organizatën ndërkombëtare.

“Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka hapur hetimin ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë sa i përket një flamuri të shpalosur në dhomën e zhveshjeve me rastin e ndeshjes Brazil-Serbi, të luajtur më 24 nëntor. Procedimi disiplinor u hap duke u bazuar në nenin 121 të Kodit të Disiplinës të FIFA-s dhe nenin 4 të rregullores të Kupës së Botës 2022”, shkruhej në komunikatën e FIFA-s.

Neni 11 përfshin “sjelljen fyese dhe thyerjen e parimeve të fair-play”, ndërsa ka si pjesë të tij edhe ndëshkimet për “përdorimin e aktiviteteve sportive për demonstrime të natyrës jo-sportive”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"