Skandali me Fondin Grant, mundja shkon në Europian me lekë xhepi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2020 | 20:54

Skandali me Fondin Grant, mundja shkon në Europian me lekë xhepi

Në Romë të Italisë prej datës 10 shkurt ka startuar Kampionati Europian i mundjes për kategorinë senior, ku do të garohet në stilin greko-roman dhe atë të lirë, event që mbyllet më 16 shkurt. Në këtë kompeticion të rëndësishëm, që është gjithashtu edhe kualifikues për në Lojërat Olimpikë të Tokios, merr pjesë edhe Kombëtarja shqiptare, e cila përfaqësohet nga mundësit Eriglent Prizreni dhe Paris Karepi, që të dy konkurrojnë në stilin e lirë.Mundje-Prizreni-Evald-ALB-GER

Dy kampionët e mundjes kuqezi drejtohen në këtë veprimtari nga Leonard Çakmashi, i cili është trajner i Kombëtares, e gjithashtu i Tiranës. I pari që do të zbresë në tapet do të jetë Prizreni, garat e të cilit mbahen në datat 14-15, ndërsa Karepi konkurron në datat 16-17. Deri këtu gjithçka duket normale, por në fakt jemi para një situate të turpshme, pasi mundja shqiptare, ndonëse shkon për të përfaqësuar flamurin tonë kombëtar në një Kampionat Europian, ka udhëtuar drejt Romës me para personale.

Këtë e konfirmon për “Panorama Sport” vetë Sahit Prizeni, sekretar i përgjithshëm në FSHM. “Udhëtojmë me lekët tona dhe vazhdojmë të injorohemi nga shteti. Siç dihet, Fondi Grant për federata ende s’ka dalë. Një situatë e turpshme që vazhdon”, shprehet shkurtimisht ish-kampioni i mundjes, tashmë në rol drejtues.

sahit_prizreni

Kujtojmë se në këtë situatë ndodhen të gjitha federatat, ku Kombëtarja e peshëngritjes, për shkak të bllokimit të Fondit Grant hoqi dorë nga dy evente të rëndësishme dhe kualifikuese për në Olimpiadë, ku ashtu siç deklaruan edhe vetë sportistët Calja dhe Qerimaj, do të kishin fituar minimalisht 10 medalje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"