Skandali me “drita të kuqe”, bukuroshet zbulojnë se çfarë ndodhi në hotel me futbollistët e Anglisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2020 | 22:50

Skandali me “drita të kuqe”, bukuroshet zbulojnë se çfarë ndodhi në hotel me futbollistët e Anglisë

Futbollisti i Mançester Sitit, Fill Foden dhe ai i Junajtid, Mason Grinud, u përfshirë në një skandal gjatë qëndrimit të tyre në Islandë, teksa ishin grumbulluar me ekipin kombëtar. Dy lojtarët shkelën rregullat dhe udhëzimet e rrepta për mbrojtje nga “COVID-19”, ndërsa u takuan me dy femra në hotelin e skuadrës në Islandë të dielën mbrëma.

soc6-780x439

Menjëherë pasi lajmi u bë publik, trajneri Sauthgejt i përjashtoi të rinjtë nga grumbullimi pasi ata festuan debutimin e tyre në kombëtaren e “Tre Luanëve”. E përditshmja britanike “The Sun” zbuloi se bukuroshet islandeze, Nadia Sif Lindal Gunarsdotir, 20- vjeçare dhe Lara Klausen, 19- vjeçare, ishin në shoqëri me lojtarët pasi u ftuan në hotelin ku po qëndronin futbollistët e Anglisë. Nadia, e cila është një modele, ka deklaruar se ka qenë në kontakt me Grinud para se futbollisti të udhëtonte për në Reikjavik.

Ja si është shprehur modelja për marrëdhënien me futbollistët dhe çastet e kaluara në hotel: “Jemi njohur në internet. Kam biseduar me Mason disa ditë para se të vinin në Islandë. Ata e dinin që duhej të karantinoheshin, por ne menduam se meqë duhej të luanin, ata ishin testuar më parë dhe ishte gjithçka në rregull. Nuk kemi folur më që atëherë. Nuk duam t’i pengojmë, sepse po kalojnë një moment të vështirë. As ata nuk na kanë kontaktuar. Natyrisht që patëm një natë të mirë. Ishim ne të katërt që po kalonim kohë bashkë dhe njiheshim me njëri-tjetrin. Ata ishin djem të mirë. Shumë, shumë të mirë”, deklaroi Nadia. Ndërsa Lara, e cila studion për drejtësi, u shpreh kështu:

skandali

“Të gjithë jemi të rinj dhe bëjmë gabime. Ata na trajtuan shumë mirë. Ishin shumë xhentëlmenë. Djem shumë të këndshëm”, tha 19-vjeçarja, ku bën të ditur se kishte kaluar çaste të këndshme në hotel. Dy vajzat kanë publikuar gjithashtu fotografi të lojtarëve në profilet e tyre në “Snapchat”, foto të cilat janë shpërndarë nga mediat lokale islandeze.

Ndërkohë, “MailOnline” zbuloi gjithashtu se Foden dhe Grinud kishin biseduar të paktën katër herë me vajzat përpara se të zbarkonin në Reikjavik. Kjo histori u ka kushtuar shtrenjtë futbollistëve, të cilët u përjashtuan nga skuadra menjëherë pas debutimit të shumëpritur. Kështu pas rastit të Herri Meguajër, i cili disa javë më parë ishte përfshirë në një skandal në Greqi gjatë pushimeve verore, vijojnë telashet për futbollistët e kombëtares së Anglisë, të cilët pushtojnë faqet e para të gazetave edhe për veprimet e tyre jashtë fushe.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"