Skandali me bursat në KOKSH, Stavri Bello për herë të dytë te Krimi Ekonomik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2019 | 19:31

Skandali me bursat në KOKSH, Stavri Bello për herë të dytë te Krimi Ekonomik

Komiteti Olimpik shqiptar tashmë është një kaos total dhe i përçarë. Presidenti Viron Bezhani ka denoncuar në sektorin e Krimit Ekonomik për herë të dytë, pranë policisë së shtetit abuzimet financiare sipas tij, pa firmën e tij, të cilat janë kryer nga administrata e sekretarit Starvri Bello.

viron bezhani

(Viron Bezhani)

Abuzimet me fondet financiare dhe skandali me bursat, për një përiudhë relativisht të gjatë, kanë bërë që presidenti Bezhani të bëjë lëvizjene rradhës.

Për herë të dytë, ditën e sotme, Drejtoria e Krimit ekonomik ka thirrur dhe ka marrë në pyetje sekretarin e përgjithshëm të KOKSH, Stavri Bello pas një denoncimi zyrtar nga ana e kreut të KOKSH, Bezhani në lidhje me lëvizjen e paligjshme të fondeve, mosdeklarimin e të ardhurave tatimore në shtet.

stavri bello

(Stavri Bello)

Nga ana tjetër Bezhani ditën e sotme, ka bërë dhe një tjetër lëvizje duke e bërë firmën e sekretarit të përgithshëm të pavlefshme, gjë që ngrin llogaritë bankare të KOKSH dhe nuk e lejon të bëjë asnjë veprim tjetër.

Në një kohë që bursat dhe fondet për sportistët nuk janë shpërndarë për katër muajt e shkuar, në KOKSH mbizotëron një kaos i madh, që gjendja e së cilës duket se do të vonojë të zgjdhet dhe dëmton sportistët.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"