Skandali, Luftëtari lë ekipin e të rinjve mes katër rrugëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2018 | 11:49

Skandali, Luftëtari lë ekipin e të rinjve mes katër rrugëve

Nuk bën dot një ekip dhe për më tepër nuk siguron dot as fonde për të udhëtuar drejt Elbasanit. Luftëtari U-19 nuk është paraqitur dje për të luajtur ndeshjen e javës së parë ndaj të rinjve të Elbasanit. Pavarësisht përpjekjeve të trajnerit Arbër Bistri për të bërë të mundur këtë udhëtim, organizimi i dobët i klubit ka bërë që gjithçka të dështojë dhe skuadra të mos niset drejt Elbasanit.

luftetari

Duket skandaloze që klubi i Luftëtarit, i cili ka shpenzuar shifra të mëdha këtë verë për të bërë merkato, lë pas dorë ekipin U-19. Drejtuesit bluzinj kanë trumbetuar me të madhe ditët e fundit se krahas kompleksit “Fusha e Vjetër”, skuadrat e akademisë do të stërviten edhe në fushën e fshatit Dervician, duke krijuar kushte komode.

Mirëpo, fakti që dje të rinjtë nuk udhëtuan për ndeshjen e parë të kampionatit tregon se te Luftëtari organizimi lë për të dëshiruar dhe pakkush mendon për U-19.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"