Skandali/ Ikën me paratë e tyre në Europian, boksierët shqiptarë mbeten në Londër. Presidenti i Federatës: Kishim një plan, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2020 | 17:43

Skandali/ Ikën me paratë e tyre në Europian, boksierët shqiptarë mbeten në Londër. Presidenti i Federatës: Kishim një plan, por…

Virusi Covid-19 siç dihet tashmë ka shkaktuar një kaos të vërtetë në të gjithë botën. Të gjitha aktivitet sportive janë pezulluar dhe një prej këtyre eventeve ishte edhe Kampionati Europian i Boksit, ku duelet nisën në Londër, por që më pas u ndërprenë.

kRENAR ZENELI

Në këtë aktivitet Shqipëria përfaqësohej me boksierët Krenar dhe Rexhildo Zeneli, të cilët prej 10 ditësh kanë mbetur të bllokuar në Britaninë e Madhe, për shkak të pezullimit të fluturimeve. Për këtë situatë, “Panorama Sport” kontaktoi me Florend Kalivopullin, presidentin e Federatës Shqiptare të Boksit:

“Tre herë ua kemi prerë biletat, por ka dështuar kthimi i tyre në atdhe për shkak të situatës që po kalojmë me virusin, ku u pezulluan fluturimet. Kishim edhe një variant nga Maqedonia e Veriut, por edhe ky rast dështoi, pasi duhej të ndaleshin në Sofie dhe ishte e pamundur për ne që ti merrnin atje”, tregon Kalivopulli, i cili më pas shton:

PRESIDENTI

“Tani jemi në pritje të ri-atdhesimit të tyre. Janë më shumë se 100 persona që kanë mbetur në Britani dhe do të ketë një avion për rikthimin e tyre në Shqipëri”. Më tej kreu i boksit shqiptar tregon edhe vështirësitë në këtë event kualifikues për në olimpiadë: “Sportistët kanë udhëtuar me shpenzimet e tyre gjithashtu dhe me ndihmën time personale, kjo për shkak të vonesës me çeljen e fondit grant.

BOKS

E megjithatë bënë një paraqitje të shkëlqyer në ndeshjet që zhvilluan, para se të ndërpritej aktiviteti. Për shkak të buxhetit nuk dërguam as staf dhe as trajnerë, ku arritëm kompromisin dhe patëm mbështetje nga trajneri i Kosovës”, përfundon Kalivopulli. Kujtojmë që në të njëjtën situatë, të bllokuar në Londër ishte edhe ekipi kosovar, por tashmë ata janë kthyer në vendin e tyre, pasi Behgjet Pacolli u mundësoi një avion privat duke i kthyer në Kosovë, e tani po i nënshtohen karantinës.

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"