Skandali i VAR-it, shpërthejnë polemikat në Spanjë. Arbitri nuk e pa videon dhe ndëshkoi lojtarin e Barçës me foto

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2020 | 9:32

Skandali i VAR-it, shpërthejnë polemikat në Spanjë. Arbitri nuk e pa videon dhe ndëshkoi lojtarin e Barçës me foto

Nuk kanë fund polemikat në kampionatin spanjoll. Çdo javë që kalon zbulohet diçka e re dhe shton kapitujt e diskutimeve dhe të çështjes së arbitrimit. Në Barcelonë akuzojnë se po ndihmohet Reali i Madridit, ndërsa këta të fundit janë të qetë dhe po vazhdojnë drejt titullit kampion. Rasti i fundit ka ndodhur në derbin mes Barcelonës dhe Espanjolit, ku katalanasit fituan 1-0 me golin e Suarezit. Por në pjesën e dytë u ndëshkua me karton Ansu Fati dhe Lozano. Arbitri Hoze Luis Munuera Montero u thirr nga VAR-i në të dyja rastet për të parë aksionin dhe për të ndryshuar ngjyrën e kartonit nga i verdhë në të kuq.30565474-0-image-a-5_1594283392378

Mirëpo, pamjet e publikuara nga “Golazo de Gol” tregojnë se arbitrit Montero nuk iu tregua i gjithë aksioni në rastin e Fatisë, por thjesht një foto e fiksuar në monitor. Kjo gjë interpretohet si një gabim fatal i teknologjisë dhe gazeta katalanase “Mundo Deportivo” shkruan se arbitri nuk ka pasur mundësinë që të bëjë interpretimin e kësaj ndërhyrjeje sepse i tregohet vetëm momenti kur takat e Fatit janë në këmbën e Kaleros, por më parë talenti i Barcelonës ka larguar topin.

“Kjo foto e parë për disa sekonda i shërbeu për të nxjerrë kartonin e kuq nga xhepi në drejtim të Ansu Fatit”, shkruan gazeta. Sipas këtij shkrimi, kjo ndërhyrje është e interpretueshme dhe jo domosdoshmërisht duhej karton i kuq. Fati mund t’ia hidhte edhe thjesht me një karton të verdhë, por Montero nxori të kuqin. Megjithatë, sipas moviolës së gazetave madrilene “MARCA” dhe “AS”, kartoni i kuq ishte i drejtë sepse bëhet fjalë për lojë të rrezikshme dhe ngritjen e takave më shumë nga lartësia e lejuar. PIKE- Xherard Pike është shumë aktiv si brenda edhe jashtë fushës në këtë pjesë të mbetur të kampionatit spanjoll. Ndonjëherë e tepron me deklaratat pas ndeshjeve dhe me sjelljet në fushë.img_jgascon_20200709-153135_imagenes_md_terceros_munu3-kmDB-U4821994000335pC-980x554@MundoDeportivo-Web

Këtë herë mbrojtësi i katalanasve ka shpëtuar mirë pa u ndëshkuar me karton të kuq sepse me sjelljen e tij rrezikonte ta linte skuadrën me nëntë lojtarë. Në momentin që Ansu Fati u ndëshkua me karton të kuq, mbrojtësi filloi që të bënte ironi me arbitrin. “Bravo, bravo, jep edhe një tjetër”, thoshte Pike duke ironizuar Munuera Monteron për vendimin që mori. Por diçka e tillë mund t’i kishte kushtuar shtrenjtë sepse është e ndëshkueshme me rregullore. Diçka e tillë konsiderohet si ofendim dhe sjellje antisportive dhe Pike duhet të merrte karton të kuq. Por pak minuta më vonë ai u bë sërish protagonist pasi Pol Lozano i bëri një ndërhyrje të ashpër dhe lojtari i Espanjolit mori të kuq. “Ishte i kuq direkt”, i tha Pike përpara se arbitri të merrte vendimin pas konsultimit me VAR-in.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"