Skandali i Komisionit të Disiplinës, dënon Partizanin dhe më pas e fal

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Korrik 18, 2019 | 16:34


Skandali i Komisionit të Disiplinës, dënon Partizanin dhe më pas e fal

Në Shqipëri nuk ndiqet me interes vetëm futbolli profesionist, por edhe ai amator dhe i grup-moshave. Dhe problematika në këto nivele është e madhe, sidomos te moshat. Në fakt, shpesh është vetë FSHF-ja apo komisionet e saj që marrin vendime dhe më pas i hedhin vetë poshtë.

partizani u 17

Gazeta ka zbuluar një skandal të Komisionit të Disiplinës, që në mënyrën më të turpshme ka anuluar një dënim të dhënë nga vetë ai. Bëhet fjalë për një dënim që Disiplina e ka dhënë më 21.6.2019, me të cilin dënonte KF Partizani U17 (amator) për aktivizim të lojtarëve që nuk kishin të drejtë të luanin.

disiplina_1dhjetor

Ekipi kryeqytetas është dënuar me humbjen e ndeshjes në tavolinë, 3-0, dhe me zbritjen e tri pikëve nga klasifikimi, bazuar në nenin 54 të KDS-së.

ARSYEJA – Bazuar në dokumente dhe pamje filmime, klubi i Studentit U-17 (amator) konstatoi se në takimin me Partizanin aktivizoi dy futbollistë profesionistë, të cilët nuk duhej të luanin, sipas rregullores.

sKANDALI

Një nga lojtarët e aktivizuar është Sandri Xhambazi, i datëlindjes 2000, i cili ishte shënuar nga klubi kryeqytetas me datëlindje të vitit 2003. Por, pak ditë më pas, me një vendim të dytë të datës 29.6.2019, Komisioni i Disiplinës ka hedhur poshtë vendimin e parë, duke i rikthyer pikët Partizanit U-17 (amator).

AKUZAT – Drejtuesit e klubit të Studentit U-17 akuzojnë Disiplinën për këtë vendim skandaloz. Ata kanë reaguar me këtë deklaratë: “Skandal! Komisioni i Disiplinës mblidhet dhe hedh poshtë vendimin e tij.

aKIMIMI

Klubi Studenti (amator) ka bërë ankim kundër klubit KF Partizani (amator) U-17, pasi këta të fundit kanë aktivizuar lojtarin Sandri Xhambazi, i datëlindjes 2000. Ne si klub disponojmë të gjitha provat që kundërshtojnë këtë vendim. Kërkojmë thjesht të drejtën tonë të mohuar, që na është vjedhur në tavolinë”.

S. Sulozeqi – PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com