Skandali i falsifikimeve te Vllaznia, babai i Çinarit: Gjithçka ka dalë nga bashkia, ta gjejnë vetë problemin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2018 | 18:15

Skandali i falsifikimeve te Vllaznia, babai i Çinarit: Gjithçka ka dalë nga bashkia, ta gjejnë vetë problemin

Eraldo Çinari u transferua nga Vllaznia te Deportivo Alavesh më 12 qershor të këtij viti. Mirëpo, dy muaj më parë, klubi shkodran nuk kishte administrator, pasi Astrit Gjyrezi kishte dhënë dorëheqjen dhe ende bashkia nuk kishte emëruar një tjetër. Vetëm në fund të muajit korrik, bashkia vendosi në krye të klubit Suad Licin.

cinari2

(Çinari gjatë prezantimit te NK Istra)

Gjatë asaj periudhe janë bërë edhe veprimet për transferimin e lojtarit në Spanjë për llogari të Deportivo Alavesh. Dy muaj më parë, burime pranë lojtarit i thanë gazetës se Vllaznia do të përfitonte 20 mijë euro nga ky transferim dhe Çinari, pas firmës me spanjollët, do të luante në formë huazimi te NK Istra në Kroaci.

Dje pas denoncimit të klubit Vllaznia në lidhje me transferimin e Çinarit, për “Panorama Sport” foli ekskluzivisht babai i lojtarit, Hilmi Çinari. “Unë di që djalit tim po i pritet e ardhmja. Di që gjithçka kishte marrë fund me këtë transferim. Gjithçka ka dalë nga Bashkia Shkodër. Do të jenë ata që do t’i japin një zgjidhje. Ta gjejë bashkia ku është problemi”, deklaroi babai i futbollistit për gazetën dje në mbrëmje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"