Skandali i dopingut, jep dorëheqjen presidenti Elez Gjoza

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2018 | 15:26

Skandali i dopingut, jep dorëheqjen presidenti Elez Gjoza

Presidenti i Federatës së Peshngritjes, Elez Gjoza, ka dhënë dorheqjen, pas ngjarjes së fundit të ndodhur me peshngritësen Romela Begaj, e cila rezultoi e dopuar. Presidenti i përkohshëm pas largimit të Gjozës do të jetë Gudar Beqiraj.

Elez gjoza

Lajmin e ka konfirmuar vetë ish-presidenti, për “News 24”. Romela Begaj rezultoi pozitive në Testin A. Gjoza u sulmua nga shumë njerz të sportit, të cilët e etiketuan atë si fajtorin kryesor në skandalin e dopingut.

Çfarë tha Elez Gjoza në prononcimin para disa ditësh për “Panorama Sport” 

Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, për lajmin e pozitivitetit të Romela Begajt, kampione bote në shkëputje dhe nënkampione botë në dygarësh në turneun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për “Panorama Sport”, nënvizoi: “Jam i bindur se Romela është e pastër dhe ne do të bëjmë gjithçka për ta mbrojtur punën e saj!

Edhe nëse do të rezultojë kështu, ne do kërkojmë të kryejmë testin B të antidopingut, sepse jemi të bindur që vajza nuk ka përdorur substanca. Pra, nuk është e vërtetë, është e dyshuar, por jo se ka ndonjë përgjigje zyrtare. Nëse do të jetë nevoja, duke qenë të bindur në pastërtinë e Romelës, do ta çojmë çështjen edhe në gjyq”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"