Skandali i bursave, reagon presidenti Viron Bezhani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2019 | 23:42

Skandali i bursave, reagon presidenti Viron Bezhani

Presidenti i KOKSH, Viron Bezhani, ka reaguar për situatën kaotike dhe për skandalin mbi tatimin e sportistëve. Në një letër drejtuar “Panorama Sport”, ai shkruan:

viron bezhani

“Në cilësinë e presidentit të KOKSH, ju sqaroj se konstatimet tuaja përbëjnë një shqetësim të madh për mua si president dhe vlerësoj se janë shqetësim edhe për të gjithë komunitetin sportiv. Dua t’ju qartësoj ju dhe publikut, se prej më shumë se 2 vitesh jam duke kërkuar informacion nga sekretari i përgjithshëm z. Stavro Bello dhe nuk kam asnjë përgjigje.

Nga ana ime janë kryer të gjitha veprimet e brendshme administrative për sqarimin dhe heqjen e çdo dyshimi për abuzime dhe fatkeqësisht konstatoj se sekretari i përgjithshëm z. Stavro Bello ka kryer veprime të paligjshme dhe po tenton të mbulojë këto shkelje. Unë jam distancuar nga këto veprime të sekretarit dhe ju informoj se për këto shkelje me natyrë penale u jam drejtuar organeve përkatëse ligjzbatuese.

Gjithashtu gjej rastin t’ju sqaroj se si president kam detyrimin të jem transparent në këto çështje dhe të hënën që vjen do të mbaj një konferencë për shtyp, të cilën nuk mund ta mbaj këto ditë pasi do të jem në Asamblenë e Përgjithshme të IOC. Në këtë konferencë për shtyp do të sqaroj të gjitha shkeljet e konstatuara nga ana ime dhe veprimet që unë kam ndërmarrë dhe gjithashtu edhe ecurinë më tej të kësaj situate mjaft shqetësuese”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"