Skandali historik/ Ish-lojtari: Argjentina bleu ndeshjen, 6 shokët e mi u shitën për para

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2018 | 12:45

Skandali historik/ Ish-lojtari: Argjentina bleu ndeshjen, 6 shokët e mi u shitën për para

Intriga rreth Botërorit të Argjentinës më 1978, e mbajtur e fshehtë për pothuajse 40 vite përtej dyshimeve të shumta dhe bindjeve që u krijuan më pas, është konfirmuar nga deklaratat e njërit që ka qenë protagonist i asaj kohe.

gfhhj

Ajo ka qenë një nga ndeshjet më skandaloze në futboll: e famshmja 6-0 që i lejoi Argjentinës si skuadër pritëse të kualifi kohej dhe të shkonte në fi nale ku mundi Holandën.

Ai që ia grisi maskën asaj nate të errët të futbollit është pikërisht Hoze Velaskez, ish-futbollist i Perusë, që ka tronditur mbarë opinionin sportiv.

gf

Në një intervistë të gjatë për të përditshmen e vendit të tij, “Trome”, ka rrëfyer trukimin që i bënë ndeshjes gjashtë shokët e tij të skuadrës: “U vendos gjithçka në tavolinë, – rrëfen Velaskez. – Pati një takim fi llimisht mes krerëve të dy shteteve: Morales Bermudez dhe Horge Videlas (në atë kohë udhëhiqnin diktaturat ushtarake të dy vendeve). Më pas ranë dakord edhe dy stafet teknike dhe një grup lojtarësh të konsiderueshëm nga të dyja skuadrat”.

Trome-kbRG-U250919007733nhD-620x349@Gazzetta-Web_articolo

AKUZA – Vetëm sa për të rifreskuar pak memorien dhe për të bërë një hap pas, duhet thënë se Argjentina duhej ta fi tonte atë ndeshje me të paktën 4 gola diferencë, në mënyrë që të shkonte në fi nale. Diktatura ushtarake, duke qenë se edhe Botërori organizohej në Argjentinë, pretendonte ta fi tonte me çdo kusht atë trofe që të legjitimonin pushtetin që kishin marrë me dhunë. Për këtë arsye, udhëheqësi Videla do të bënte çmos që Argjentina të fi tonte. Kështu e arsyeton sot Velaskez atë rast, duke këmbëngulur se trupimi i ndeshjes mes Perusë dhe Argjentinës u “kopsit” nga struktura qeveritare. “Ndodhën shumë gjëra të çuditshme para asaj ndeshjeje. Mbaj mend se pak para fi llimit të takimit, në dhomat e kombëtares peruane, të skuadrës tonë, pra, erdhi vetë drejtuesi më i lartë i Argjentinës, Videla, i shoqëruar edhe nga sekretari amerikan i shtetit, Kisinger. Ata na uruan një ndeshje të mbarë, por na kujtuan se vendet tona kishin një raport shumë të mirë mes tyre dhe ne duhej të ishim të kujdesshëm. E gjithë kjo tingëlloi si një kërcënim dhe se nëse nuk do të fi tonte Argjentina, atëherë do të ndodhte hataja”, vazhdon Velaskez.

José Velasquez-kbRG-U250919007733bgF-620x349@Gazzetta-Web_articolo

TRUKIMI – “Mbrëmjen para se të luhej ndeshja, – thotë Velaskez, – ne u mblodhëm së bashku me trajnerin Kalderon, i cili na garantoi se portieri Kuiroga nuk do të luante sepse ishte me origjinë argjentinase dhe mund të na shiste. Por vetëm 1 orë para fi llimit të ndeshjes e pashë atë që u projektua titullar. Nga futbollistët që zbritën në fushë në atë ndeshje, të paktën 6 prej tyre e shitën ndeshjen. Kur dola unë nga fusha dhe hyri Gorriti, Argjentina shënoi golin e tretë, të katërt, të pesë dhe të gjashtë. Ishte gjithçka shumë e qartë. Velaskez pohon se ishin gjashtë lojtarë që pranuan paratë për të shitur ndeshjen në atë humbje të thellë, por përmend vetëm emrat e katër prej tyre: Rodolfo Manzo, Gorriti, Kuiroga dhe Munjante. E shitën nderin e tyre, shitën kombin e tyre për një grusht me para, edhe pse nuk e pranuan kurrë. Megjithatë, u dënuan të jetonin përjetësisht me peshën e fajit”, përfundon Velaskez.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"