Skandali, FSHF nuk çon delegat, ka mosmarrëveshje për fushën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2015 | 16:47

Skandali, FSHF nuk çon delegat, ka mosmarrëveshje për fushën

AdriatikuSOPOTI B – ADRIATIKU 1-1
Golat: Seferi 42′ / Thaçi 50′ (11-m)
Sopoti B: Buzra, Cani, Poçi, Jugu, Tanushi, Koxha, Xhafa, Seferi, Nezha, M.Rreshka, A.Rreshka. Trajner: Besnik Kola
ADRIATIKU: Mema, Mehmeti, Balla, Gashi, Zaka, Kurti, Shala, Bardhi, Loci, Kuka, Thaçi. Trajner: Ded Mehmeti GJYQTARË: K.Shkurta, J.Gjata, D.Matera (Tiranë) DELEGAT: S’ka

Ndeshja e fundit e javës së 18-të për Kategorinë e Tretë të Grupit A, ajo ndërmjet Sopotit B dhe Adriatikut, zhvilluar dje pasdite në aneksin e stadiumit “Skënder Halili” është luajtur pa delegat. Federata nuk kishte dërguar delegat për ndeshjen, ndërsa kishte mosmarrëveshje edhe për fushën.

Kjo përballje është ndërprerë për rreth 6 minuta, për t’u sqaruar me drejtuesit administratorë të këtij kompleksi, kur po luhej minuta e 30-të e takimit. Sa i përket ndeshjes, ajo ka qenë “fair play”, ndërsa skuadrat nuk kanë shkuar më shumë se barazimi.

Së pari, kanë shënuar librazhdasit me anë të Seferit, i cili gjuan fort brenda zonës, topi prek shtyllën pingule dhe përfundon në rrjetë. Në fraksionin e dytë, Edmond Thaçi ka realizuar nga pika e bardhë, duke barazuar gjithçka në fushë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"