Skandal te Sllovakia, Skriniar me shokë festojnë pas humbjes. Trajneri jep dorëheqjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2018 | 21:48

Skandal te Sllovakia, Skriniar me shokë festojnë pas humbjes. Trajneri jep dorëheqjen

Kemi parë skenare nga më të ndryshmet dhe largime nga më të çuditshmet të trajnerëve. Një nga largimet më të habitshme ka qenë edhe ai i trajnerit të Sllovakisë, Jan Kozak i cili ka qëndruar më gjatë në stolin e kombëtares sllovake, plot 5 vjet.

Slovakia-team

Por në deklaratat e tij pas largimit nga stoli, trajneri tha se u larguar sepse 7 lojtarët të skuadrës përfshirë edhe lojtarin e Interin, Milan Skriniar kishin dalë për të festuar pas humbjes me Republikën Çeke, gjë që nuk kapërdihej dot nga trajneri Kozak.

maxresdefault

“Mora vendimin të jap dorëheqjen nga zhgënjimi që pësova, kur mësova se 7 nga lojtarët kishin dalë jashtë për të festuar, në mbrëmjen pas humbjes ndaj Republikës Çeke. Bëhet fjalë për Martin Dubravka, Michal Sull, Lubomir Satka, Norbert Gyömbér, Milan Škriniar, Stanislav Lobotka dhe Vladimir Weiss. Pasi pashë dy herë ritransmetimin e ndeshjes, për të kuptuar se ku kishim gabuar, vërejta se 7 nga lojtarët kishin dalë jashtë.

Të nesërmen i thirra bashkë me kapitenin Skrtel dhe zëvendës kapitenin, Hamsik dhe u përpoqa të kuptoj nëse e kihsin kuptuar gabimin. Dubravka më tha se ai po kalonte një kohë të vështirë te Newcastle. Weiss më tha se ai nuk e dinte se pse ishte jashtë, Lobotka tha se kishte nevojë për t’u çlodhur për shkak të angazhimeve të shumta, por Celta Vigo luajti vetëm një herë në javë.

Kur e pyeta atë se çfarë mendonte për dorëheqjet, më tha se trajnerët vijnë dhe shkojnë dhe se ai është profesionist. Ne të gjithë e duam Lobotka, ai është një lojtar me potencial të madh. Skriniar gjithashtu më ka zhgënjyer, kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyer. Vendosa të largohem pasi unë nuk mund të vijoja më punën me këta lojtarë, por e di mirë që Sllovakia nuk mund të përjashtojë emra të tillë”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"