Skandal te Serbia/ Festa e shfrenuar për kualifikimin në Botëror, lojtarët provokojnë me Kosovën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2021 | 14:43

Skandal te Serbia/ Festa e shfrenuar për kualifikimin në Botëror, lojtarët provokojnë me Kosovën

Serbia arriti të fitonte me përmbysje në Lisbonë ndaj Portugalisë me rezultatin 1-2 dhe duke u kualifikuar direkt për në Botërorin e vitit të ardhshëm në Katar.

serbia 1

Ajo që ra më shumë në sy në këtë ndeshje ishte festa e shfrenuar e lojtarëve serbë teksa pas vërshëllimës finale filluan duke festuar të gjithë së bashku me tre gishta, por edhe me një fanellë me hartën e Serbisë të përfshirë në të edhe Kosovën si pjesë të saj.

Në foto shihet duke pozuar sulmuesi i Fiorentinës, Dushan Vlahoviç së bashku me dy shokë skuadre të tjerë, duke provokuar kështu dhe Kosovën me hartën.

Nuk dihet ende se çfarë qëndrimi dhe vendimi pritet të marrë UEFA me këto veprime dhe gjeste të lojtarëve serbë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"