Skandal te Barcelona, presidenti bashkëpunon me një kompani për prishjen e imazhit të kundërshtarëve dhe lojtarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 18, 2020 | 0:23

Bota FB La Liga Lajmi i fundit LAJMI KRYESOR

Skandal te Barcelona, presidenti bashkëpunon me një kompani për prishjen e imazhit të kundërshtarëve dhe lojtarëve

Me një kompani që përdor llogaritë në rrjetet sociale për të njollosur imazhin e disa kundërshtarëve brenda në klub, është duke bashkëpunuar presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu.

bartomeu

Siç zbulon “Cadena Ser”, Bartomeu kishte nënshkruar me kompaninë I3 Ventus, e cila ka disa faqe në rrjetet sociale. Kjo kompani kishte si detyrë, përmes komenteve dhe postimeve, që të njolloste imazhin e kundërshtarëve të Bartomeut në klub, por edhe të ish-lojtarëve si Pujol apo Ksavi.

Paralelisht flitet që kjo kompani është marrë dhe me politikën, por as Lionel Mesi nuk i ka shpëtuar “kthetrave” të kësaj kompanie.

Klubit tashmë i lind detyra që të japë shpjegime të menjëhershme për hijet e këtij skandali, që është bërë publik.

/PANORAMASPORT.AL/




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com