Skandal te Barcelona, një milion euro për të sulmuar lojtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2020 | 12:27

Skandal te Barcelona, një milion euro për të sulmuar lojtarët

Nuk kanë fund skandalet dhe problemet te skuadra e Barcelonës. Këtë herë nuk kanë lidhje me ekipin, por me drejtuesit dhe pikërisht me presidentin Hozef Maria Bartomeu. Mediat katalanase kanë zbuluar se klubi i futbollit Barcelona ka lidhur një kontratë me kompaninë “I3 Ventures” në mënyrë që ajo të krijojë opinion kundër disa personazheve që nuk e duan presidentin e Barcelonës dhe nga ana tjetër të mbrojë Bartomeun. Emisioni “Que t’hi jueges” në Cadena Ser shkruan se kjo kontratë arrin në vlerat 1 milion euro dhe kompania në fjalë duhet që të sulmojë personazhet si Lionel Mesi, Antonela, Xherard Pike, Pep Guardiola, Ksavi Hernandez, Pujol, Laporta, Benedito, Haume Roures dhe Viktor Font. bARTOMEU5

Burime brenda klubit konfirmojnë për emisionin që ekziston realisht një kontratë e tillë me këtë kompani, e cila shërben për të mbrojtur imazhin e presidentit. Deri këtu nuk ka asgjë negative, por fakti që sulmohen lojtarët është e tepërt. Presidenti ka përdorur këto kompani për t’u bërë presion atyre sidomos në momentet më të vështira. Rasti më i freskët është ai i Ksavit, i cili refuzoi Barcelonën dhe u sulmua menjëherë në rrjetet sociale nga këto profile.

SI FUNKSIONON– Barcelona ka nënshkruar kontratë me këtë kompani, e cila më pas gjen lidhjet e duhura përmes rrjeteve sociale në mënyrë që të bëjë postime të ndryshme kundër personave të mësipërm si në “Facebook” apo “Twitter”. Në profile të ndryshme kritikohet Lionel Mesi për faktin se nuk rinovon dhe gjithmonë ka kërkesa të larta, kritikohet Xherard Pike për faktin se u dedikon shumë kohë gjërave përtej futbollit, por dhe bashkëshortja e Leo Mesit për faktin që e mbron gjithmonë atë kur të tjerët e kritikojnë. barcelona

Shumë profile në “Facebook” që mbajnë emra sportivë, por jo vetëm, bëjnë postime të ndryshme edhe kundër ish-futbollistëve të njohur si Pujol, Ksavi Hernandez apo të tjerë që kanë kritikuar gjithmonë hapur mënyrën se si po menaxhohet klubi i futbollit Barcelona në vitet e fundit. Pas këtyre postimeve fshihet dora e presidentit Bartomeu, i cili dëshiron të jetë figura pozitive në të gjithë këtë histori. Afro një milion euro të shpenzuara për të mbrojtur imazhin e presidentit, i cili ka qenë në qendër të kritikave për faktin se ka dështuar të arrijë objektivat në Ligën e Kampioneve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"