Skandal në Angli, kalendari i Premier Ligës trukohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2018 | 13:20

Skandal në Angli, kalendari i Premier Ligës trukohet

P remier Liga siguro het që 6 klubet krye sore të saj (Mançester Siti, Mançester Junajtid, Totenhemi, Arsenali, Liverpuli dhe Çelsi) të mos ndeshen me njëra-tjetrën në javën e parë të kampionatit dhe të fundit. “The Times” ka zbuluar presionin që bëjnë transmetuesit televizivë për ta përcaktuar kalendarin sipas interesave të tyre të shikueshmërisë. Kalendari është rënë dakord të rregullohet në këtë mënyrë prej disa vitesh, por nuk dihet ende ekzaktësisht se sa.

everton celsi

Gjashtë klubet e para përjashtohen nga përballjet mes tyre në jav- ën e parë dhe të 38-të ose nga e njëjta fundjavë kur zhvillohet gjysmëfinalja e Kupës FA. Përballjet mes “Top 6” shtrihen në 26 javë, që të mos ketë më shumë se dy ndeshje të rëndësishme brenda së njëjtës javë. Ky zbulim është bërë pas vitesh protesta të trajnerëve dhe tifozëve që akuzojnë se kalendari është i fiksuar dhe jo i rastësishëm. Kritikët thonë se ky planifikim i organizatorëve nga peshat e rënda të Premier Ligës bëhet për t’i favorizuar gjithashtu ato klube që të kenë të ardhura më të larta nga e drejta televizive jashtë vendit. Një gjë e tillë nuk do të pritet mirë nga klubet e vogla dhe tifozët, të cilët kanë akuzuar gjithnjë se kalendari vendoset sipas interesave të axhendës dhe nuk është aspak i lirë ashtu siç pretendohet.

junajtid siti

TOP 6″ DHE “TOP 8” – Ky  informacion u zbulua nga një dokument konfidencial i ofruar transmetuesve televizivë nga Premier Ligë për sezonet 2019-22, ku ka një seksion të tërë për planifikimin e kalendarit për të ashtuquajturat 6 klubet kryesore apo 8 klubet kryesore. Tetë klubet kryesore përfshijnë veç 6 emrave të parë edhe emrat e Sauthemptonit dhe Evertonit. 8 klubet kryesore përcaktohen sipas renditjes së tri sezoneve të fundit.

Por çfarë përfiton Evertoni dhe Sauthemptoni? Premier Liga siguron që të paktën një nga këto 8 skuadra të kenë përballje me njëra-tjetrën çdo javë, në mënyrë që të mos ketë javë me ndeshje të mërzitshme. Burime pranë Premier Ligës e pranojnë se një sistem i tillë kalendari bëhet për të ndihmuar transmetuesit që të rrisin shikueshmërinë dhe numrin e spektatorëve. Sepse statistikat tregojnë se shifrat janë të ulëta gjatë javës së parë dhe gjatë periudhës së pushimeve. Dhe duke qenë se java e fundit e Premier Ligës luhet në të njëjtën ditë dhe orë, atëherë ekziston frika se një ndeshje e rëndësishme në këtë datë do të tërhiqte vëmendjen nga të tjerat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"