Skandal me Shumakerin, vidhen disa foto në shtëpinë e tij dhe nxirren në shitje për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 19:42

Skandal me Shumakerin, vidhen disa foto në shtëpinë e tij dhe nxirren në shitje për…

Gjendja shëndetësore e Majkëll Shumaker vazhdon të jetë një mister për të gjithë, teksa vazhdon rehabilitimin pas aksidentit të tmerrshëm që ndodhi në Francë në fund të vitit 2013.Shumaker

Prej shumë kohësh familja e tij kërkon të respektohet privatësia dhe të mos dalë asgjë në lidhje me gjendjen e tij.

Megjithatë sipas asaj që shkruan “The Mirror”, disa persona kanë hyrë në shtëpinë e legjendës së Formula 1 dhe kanë vjedhur disa fotografi. Pikërisht këto foto të vjedhura ata i kanë nxjerrë në shitje, ku kërkojnë 1 milionë euro.

Menjëherë pas kësaj bashkëshortja e Shumaker ka kontaktuar policinë, për tu shmangur dalja e atyre fotografive.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"