Skandal me sfond seksual, denoncohen 2 lojtarët e Bokës
Duhet të ishte dita e rikthimit të Karlos Tevez, por te Boka Juniors një skandal ka marrë dritën e prozhektorëve. Dy kolumbianët e ekipit argjentinas, Edvin Kardona dhe Vilmar Barrios, akuzohen nga dy balerina se janë kërcënuar dhe rrahur nga futbollistët në fjalë. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur në të gdhirën e ditës së hënë, kur pasi kanë marrë dy balerina, lojtarët kanë pretenduar nga vajzat disa “performanca” shtesë.
Refuzimi i balerinave ka degjeneruar në një sherr të mirëfilltë me Vilmar Barrios, që përveç se i ka kërcënuar me thikë, ka goditur me shuplakë njërën prej tyre. Dyshja nuk e ka pritur mirë refuzimin dhe i ka mbajtur vajzat e mbyllura deri në orët e para të mëngjesit.
Pas denoncimit ndaj tyre, Kardona dhe Barrios kanë mohuar gjithçka, por një regjistrim telefonik ku mundohen të ofrojë para në këmbim të heshtjes së vajzave, i ka gozhduar. Dy lojtarët, përveç masave nga drejtë- si, rrezikojnë dhe prishjen e kontratave me klubin.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"