Postuar: Tetor 1, 2021 | 12:03
Skandal me Komisionin e Disiplinës, klube dhe lojtarë nuk dinë ende vendimet
Ndodh vetëm në Shqipëri! Komisioni i Disiplinës mban “peng” vendimet për atë që ka ndodhur në javën e kaluar në futbollin shqiptar në të gjitha nivelet.
Klube që presin me ankth nëse mund të penalizohen dhe lojtarë që nuk e dinë ende nëse janë dënuar ose jo.
Sot është e premte dhe aktivitetet nisin me derbin Dinamo-Tirana, por ende Disiplina nuk është mbledhur për të dhënë vendimet për ato që ndodhën në javën e kaluar.
Një skandal i vërtetë, që nuk është hera e parë që ndodh.
PANORAMASPORT.AL
