Skandal me federatën e basketbollit, Korab Llazani i mbyll dyert “Panorama Sport”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2023 | 18:24

Skandal me federatën e basketbollit, Korab Llazani i mbyll dyert “Panorama Sport”

Sjellje e turpshme nga Federata Shqiptare e Basketbollit! Gazetari i “Panorama Sport”, Roland Gjini, ndalohet për të ushtruar detyrën e tij, duke i mohuar hyrjen në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga” për finalen e Kupës së Shqipërisë ndërmjet Teutës dhe Kamzës që është ende duke u luajtur.

310124113_519081533557815_4938712406741224354_n

Nëse për muaj me radhë komuniteti i basketbollit në unison është ankuar për mungesën e transmetimit të ndeshjeve në televizion, tashmë federata ka vendosur që të mbajë larg edhe shtypin e shkruar, print dhe “online”. Me gjithë vështirësitë që has sot shtypi i shkruar me ndeshje që luhen shpesh herë larg qyteteve, duke sjellë edhe kosto ekstra, por ka edhe çudira si kjo e Federatës Shqiptare të Basketbollit.

Një institucion me drejtues si Korab Llazani, i cili nuk ka asnjë ndjeshmëri ndaj publikut për informimin. Njerëz që e konsiderojnë federatën pronë private, vendosin të bëjnë barriera për gazetarët, duke u tallur dhe provokuar median. Fillimisht i mbyllin dyert gazetarit, e lënë në pritje dhe më pas në mënyrë provokuese i kërkojnë biletë me qëllimin e vetëm për ta lënë jashtë sallave. Nuk është çështje bilete që kushton 200 lekë, por sjellja e njerëzve që sot drejtojnë federatën e basketbollit. Avni Ponari i ka besuar menaxhimin Korab Llazanit, një person që pretendon t’i luten gazetarët që hyjnë në një pallat sporti. Prandaj edhe korrin vetëm “suksese” në basketboll prej vitesh…

Dhe nuk është rastësi: e gjithë kjo ka ndodhur sepse “Panorama Sport” ka publikuar vazhdimisht intervista me qëndrime kritike ndaj federatës të bëra nga presidenti i Teutës, Arqile Gorea. Pak kohë më parë Gorea akuzonte Korab Llazanin se Kamza po favorizohej nga federata, ndërsa në finalen e sotme, pikërisht kundër Kamzës, federata ka vendosur të mos lejojë të hyjë gazetarin e “Panorama Sport”. Qesharakë! Mendojnë se mund të intimidojnë gazetën më të madhe në vend me idiotësi të tilla…

Ky është realiteti në basketbollin shqiptar: nga njëra anë kemi shtetin që investon 5 milionë dollarë për lojërat me dorë, por nga ana tjetër kemi federata që menaxhohen nga të tillë njerëz…

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

BASKET/ Presidenti i Teutës “ndez” kampionatin: Uroj që të mos konsiderohet pazar dhe prostitucion sportiv

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"