SKANDAL/ Kthehet dhuna në futbollin shqiptar, lojtari shoqërohet në polici pasi goditi arbitrin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Korrik 4, 2020 | 23:49


SKANDAL/ Kthehet dhuna në futbollin shqiptar, lojtari shoqërohet në polici pasi goditi arbitrin

Dhuna në futbollin shqiptar është kthyer sërish në javën e 23-ë të Kategorisë së Dytë.
th
Në ndeshjen Gramshi-Ada 4-0 është dhunuar gjyqtari i ndeshjes Besmir Lesaj, 32 vjeç nga futbollisti i Adës V.P. pas penalltisë që akordoi kryesori në pjesën e dytë në favor të Gramshit. 29-vjeçari V.P. nuk është pajtuar me vendimin e kryesorit dhe e ka ofenduar e më pas e ka goditur me shpullë. Gjyqtari Lesaj ka akorduar direkt kartonin e kuq.

Sipas informacioneve të policisë, agresori është shoqëruar dhe po mbahet në ambjentet e Komisiariatit të Policisë së Gramshit.

Njoftimi i policisë
Gramsh/ Informacion paraprak

Në stadiumin e qytetit të Gramshit në pjesën e dytë gjatë zhvillimit të ndeshjes ndërmjet ekipeve Gramshi -Ada, futbollisti i skuadrës “Ades”, shtetasi V.P., 29 vjeç,  banues në Velipojë, ka goditur dhe fyer gjyqtarin e ndeshjes shtetasinB.L., 32 vjeç,  banues në Lezhë, pasi lojtari nuk ka qënë dakortë për ekzekutimin të një penalltie .

Lojtari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gramsh, për veprimet e mëtejshme proceduriale.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com