Skandal, kombëtares së basketbollit i mbyllen dyert e pallatit të sportit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2019 | 20:02

Skandal, kombëtares së basketbollit i mbyllen dyert e pallatit të sportit

Sot pasdite Shqipëria në basketboll për meshkuj duhej të zhvillonte stërvitjen e fundit në prag të nisjes për në Danimarkë, aty ku do të luajë takimin e vlefshëm për para-eliminatoret “Eurobasket 2021”.

Basketboll-meshkuj-Kombetarja-cunat

Por nuk ndodhi aspak kështu pasi në momentet kur ekipi mbërriti në sallën olimpike “Feti Borova”, dyert ishin të mbyllura. Një kontratë e pafirmosur mes palëve është bërë shkak që ekipi kombëtar të mbesë në mes të katër rrugëve.

Feti Borova

Gazeta “Panorama Sport” kontaktoi me Korab Llazanin, Sekretarin e Federatës Shqiptare të Basketbollit, i cili nuk pranoi të prononcohej duke thënë se FSHB do të dalë nesër me një qëndrim zyrtar për këtë çështje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"