SKANDAL/ Këngë nacionaliste për Kosovën dhe foto me 3 gishta, Xhokoviç provokon hapur (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2020 | 23:42

SKANDAL/ Këngë nacionaliste për Kosovën dhe foto me 3 gishta, Xhokoviç provokon hapur (VIDEO)

Një video e tenistit serb Novak Xhokoviç është duke bërë xhiron e internetit. Ai shfaqet së bashku me kolegët e tij, duke dëgjuar dhe kënduar këngë nacionaliste serbe për Kosovën.

Xhokovic

Ata kënduan një himn që këndohet për betejën e Kosovës në vitin 1389 në Gazimestan afër Prishtinës. “Kudo ku shkoj, unë do kthehem përsëri tek ju, kush do të largojë, nga shpirti im o Kosovë”, ishin fjalët e këngës nacionaliste serbe të kënduar nga Xhokoviç dhe tenistët e tjerë serbë.

trea

Gjithashtu edhe në fotografinë e bërë pas fitores, nuk kanë munguar fotot me 3 gishta, që legjitimojnë përgjakjen dhe masakrat që kanë bërë serbët në histori.  Tenistët serbë ishin mbledhur së bashku për shkak të turneut ATP Cup, ku Serbia arriti të shpallej fituese.

Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme:

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"