Skandal/ FSHF shtyn Kategorinë e Parë se… Luftëtari ka lojtarët me grip

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2016 | 21:01

Skandal/ FSHF shtyn Kategorinë e Parë se… Luftëtari ka lojtarët me grip

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të shtyjë për në mesjavën e ardhshme zhvillimin e ndeshjeve për Kategorinë e Parë. Burime nga ‘Panorama Sport’ pranë FSHF-së konfirmojnë se vendimi është marrë vetëm për Grupin B.

luftetari1-470x264Ndeshjet e Kategorisë së Parë janë planifikuar të zhvillohen ketë të shtunë (2 prill), ndërkohë që gjysma e tyre do të luhen të mërkurën.

Shtyrja e ndeshjeve është bërë pas një kërkese të bërë nga klubi i Luftëtarit. Ky i fundit ka argumentuar se 10 lojtarë janë prekur nga viroza gripale dhe e ka të pamundur zhvillimin e ndeshjes së ardhme pas dy ditësh ndaj Turbinës në transfertë.

Untitled-12

(Fotomontazh: Lojtarët e Luftëtarit duke marrë mjekimin pasi u prekën nga një virus gripal)

Vendimi i FSHF pritet të zyrtarizohet së shpjeti, ndërkohë që rasti duket i paprecedentë, pasi ekipet nuk kanë vetëm 10 lojtarë në formacionet e tyre.

Nga ky vendim preken edhe 9 ekipe të tjera të Kategorisë së Parë, të cilat pritet të zhvillojnë takimet e tyre me vonesë.

Aktualisht, Luftëtari kryeson renditjen në Grupin B me 46 pikë, i ndjekur nga Apolonia dhe Pogradeci me nga 44 pikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"