SKANDAL/ Dhunoi me shufër hekuri dhe xhama partneren e tij, klubi pranon të firmosë me futbollistin e dënuar me burg

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2020 | 23:05

SKANDAL/ Dhunoi me shufër hekuri dhe xhama partneren e tij, klubi pranon të firmosë me futbollistin e dënuar me burg

Tifozët e klubit anglez Selbi Taun kanë sulmuar klubin e tyre pasi mësuan se skuadrës së tyre do t’u bashkohej një lojtar i dënuar me burg për dhunë të rëndë ndaj ish-patneres së tij.
33517516-8763363-image-a-14_1600850781848
Sulmuesi Ris Tompson është bërë shkak që tifozët e klubit të Selbi Taunit të kërkojnë largimin e menjëhershëm të tij.

Në vitin 2019, ai u dënua me burg për dhunë të tmerrshme ndaj ish-partneres së tij Daniela Tomas. Sipas ekspertiëz, 26-vjeçari e kishte goditur me shufër hekuri në brinjë, shkaktoi thyerje të nofullës dhe i theu xhamin në kokë.

Në shkurt të 2020-ës, ai u arrestuar sërish vetëm 1 muaj pasi kishte dalë nga burgu teksa ishte tallur me vendimet e gjykatës.
24930098-8020231-image-a-15_1582115298061
Klubi i Selbit fillimisht refuzoi të firmoste me lojtarin, por më pas pranoi t’i jepte një shans të dytë.

Kjo sjellje e klubit ka irrituar tifozët e skuadrës inferiore angleze, të cilët e kanë konsideruar vendimin e fundit “neveritshëm”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"