SKANDAL/ 400 tifozë ndjekin ndeshjen e futbollit në periudhën e koronavirusit, irritohen autoritetet lokale (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2020 | 13:36

SKANDAL/ 400 tifozë ndjekin ndeshjen e futbollit në periudhën e koronavirusit, irritohen autoritetet lokale (VIDEO)

Autoritetet franceze në Strasburg janë skandalizuar kur kanë parë video-t e një takimi midis dy skuadrave Nëof dhe Hotepier, e cila u ndoq nga plot 400 persona.
ndeshje
Ajo çfarë ka befasuar më tepër zyrtarët lokal të qytetit të Strasburgut është momenti kur tifozët futen në kompleksin e vogël stërvitor dhe festojnë një nga golat e ndeshjes.

Në Francë nuk lejohet grumbullimi i më shumë se 10 personave për të shmangur infektimin dhe përhapjen e koronavirusit.

N/kryetari i bashkisë së Strasburgut e konsideroi ngjarjen e djeshme një “budallallëk dhe papërgjegjshmëri që mund të shkaktojë dëme të mëdha humanitare.”Ai u bëri thirrje autoriteteve të Strasburgut të respektojnë udhëzimet për shmangien e përhapjes së koronavirusit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"