Skaloni tërbon PSG-në, Mesi në fushë ndaj Brazilit: Leo do të jetë titullar, është në formë dhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2021 | 11:36

Skaloni tërbon PSG-në, Mesi në fushë ndaj Brazilit: Leo do të jetë titullar, është në formë dhe…

Përballja mes Argjentinës dhe Brazilit mbetet gjithnjë një “Klasike” jo vetëm e Amerikës së Jugut, por në të gjithë botën. Pavarësisht se Brazili e ka siguruar biletën për në Botërorin e vitit 2022, kjo nuk i heq asgjë sharmit të kësaj sfide. Dhe trajneri i Argjentinës, Lionel Skaloni, nuk ka ndërmend të kursejë askënd për këtë përballje të madhe. Madje, edhe Lionel Mesi, i cili vjen nga disa shqetësime me ekipin e tij, PSG-në, pritet të jetë në fushë.

LAUTARO MESI

Të paktën kështu ka deklaruar trajneri i Argjentinës, i cili ka çelur një tjetër fron lufte me Paris SG-në. Duke folur për gjendjen e Lionel Mesit, Skaloni ka deklaruar se “Pleshti” do të jetë rregullisht në fushë. “Mesi ishte në gjendje të mirë edhe për takimin me Uruguain, por në fund vendosëm se ishte më mirë të mos luante. Për takimin me Brazilin është e konfirmuar se do të jetë në fushë dhe shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë e të na japë një dorë”, ka thënë Skaloni.

“KLASIKJA” – “Është një takim i një vështirësie mjaft të lartë, sepse luajmë ndaj Brazilit lider të grupit. Ata janë klasifikuar, por kjo nuk do të thotë asgjë, ata nuk do të vijnë për shëtitje.

Brazili i tanishëm është edhe më i rrezikshëm, sepse luan shumë vertikal, si kurrë më parë. Duhet të bëjmë kujdes, sepse të jeni të bindur se nuk do të na falin asgjë. Ne duhet të shfrytëzojmë faktorin fushë”, ka thënë Skaloni

KUALIFIKIMI – “Ndryshe nga herët e tjera, në këtë edicion gjërat kanë shkuar disi më mirë. Jemi në pozita më komode, por nuk jemi kualifikuar ende. Kur të kualifikohemi do të festojmë, sepse asgjë nuk e kemi të garantuar”, ka thënë Skaloni.

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"