Skadon klauzola e Lautaros, ja çfarë pritet të ndodhë me yllin e Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2020 | 14:10

Skadon klauzola e Lautaros, ja çfarë pritet të ndodhë me yllin e Interit

Dy goditje. Njëra pas tjetrës. Dhe për Lautaro Martinezin, papritur, gjithçka ndërlikohet, ashtu si askush nuk do të kishte imagjinuar. Penalltia e gabuar në Bolonjë është pasqyra e dobësisë së tij. Megjithatë, dëshpërimi më i madh vjen nga Barcelona. Tani nuk ka më kohë për të mbyllur një marrëveshje për të cilën flitet që nga tetori i kaluar.

lautaro-si-arrabbia-in-panchina-630x415

Mbrëmjen e djeshme u mbyll “dritarja” që i lejonte argjentinasit të largohej për klauzolën prej 111 milionë eurosh të akorduar me Interin dy vera më parë: Bartomeu dhe stafi i tij nuk kanë arritur të bindin drejtuesit zikaltër, që ishin të gatshëm të zbrisnin në një kuotë prej 90 milionësh plus përfshirjen e jo më shumë se një lojtari në bisedime.

PENGESAT – Kështu, Lautaro duhet t’i bëjë llogaritë me një të tashme të pasur me pengesa. Në 20 ditët e fundit diçka ka ndryshuar në raportin e tij me Interin, edhe pse disa nga paraqitjet e tij kanë bërë që shumë të shtrembërojnë fytyrën. Duke nisur nga prova e vakët në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë kundër Napolit, duke vazhduar edhe me ndeshjet pasardhëse: askush nuk e diskuton angazhimin, por faktet thonë që rendimenti i tij ka rënë ndjeshëm.

Lautaro

Më mirë, atëherë, të shtyhet për kohë më të mira diskutimi lidhur me rinovimin e kontratës së tij. Marota dhe Auzilio kishin menduar të qetësonin menjëherë sulmuesin, duke i propozuar zgjatjen e akordit me zikaltrit deri në vitin 2025. Por, ngjarjet e fundit kanë këshilluar qetësi. Bashkëpunëtorët e Zhangut e dinë mirë se në kokën e përfaqësuesve të Lautaros ndodhen ata 10 milionë euro neto të propozuar nga Barça.

Aktualisht, “Demi” përfiton 2,4 milionë neto në sezon, plus bonuse. Sot ato shifra janë nën nivelin e tij aktual. Arsye për të cilën Marota ka parashikuar një rinovim me dyfishim page, që do të thotë 5 milionë neto në sezon për 5-vjeçarin e ardhshëm. A do të mjaftojë?

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"