Skadon afati për transparencë mbi Vllazninë, Bashkia e Shkodrës rrezikon gjobë prej 7 milionë lekësh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2017 | 15:35

Skadon afati për transparencë mbi Vllazninë, Bashkia e Shkodrës rrezikon gjobë prej 7 milionë lekësh

Bashkia Shkodër rrezikon që të gjobitet nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit deri në 7 milionë lekë (të vjetër) gjobë. Organizata “Intelektualët e Rinj Shpresë” kanë bërë një kërkesë për dhënie informacioni dhe dokumentacioni në lidhje me klubin e futbollit Vllaznia, por bashkia e ka refuzuar kërkesën e 19 shtatorit nga IRSH.

Bashkia Shkoder

Këta të fundit kanë bërë një ankesë te Komisioneri për Informim. Ky institucion i ka lënë afat bashkisë datën 24 tetor për të dhënë informacionin dhe dokumentacionet e kërkuara prej IRSH-së. Pavarësisht paralajmërimit, bashkia nuk e ka kryer këtë detyrë, duke rrezikuar që në total të gjobitet deri në 7 milionë lekë të vjetër.

IRSH, në shkresën e saj, i ka kërkuar bashkisë mbi masat që janë marrë për personat përgjegjës për mungesën e transparencës dhe përgjegjshmërisë.

Bashkisë i janë kërkuar dokumente që provojnë pagesën prej 231 milionë lekësh (të vjetër) ndaj Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, rekomandim ky i lënë edhe nga KLSH-ja. IRSH ka kërkuar vendimet e paligjshme për borxhet që ka marrë bordi drejtues gjatë 2016-ës në shumën 170 milionë lekësh (të vjetër) dhe 45 mijë euro, por edhe personat se ku janë marrë këto borxhe dhe kontratat përkatëse.

Llogaritë e Vllaznisë janë të bllokuara ende, ndaj IRSH kërkon të dijë se si klubi bën pagesa dhe se çfarë llogarish bankare përdoren.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"