S’ka virus që i ndal shkodranët/ Tifozët zaptojnë stadiumin, ankesa për… anësorët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2020 | 19:34

S’ka virus që i ndal shkodranët/ Tifozët zaptojnë stadiumin, ankesa për… anësorët

-Në Shkodër janë të etur për futboll, madje edhe në kohë pandemie. Edhe pse zyrtarisht tifozët janë të ndaluar në stadium, dje në “Loro Boriçi” ata kanë qenë të shumtë. Edhe pse forcat e sigurisë private i mbajtën për shumë minuta dyert mbyllur, sportdashësit e gjetën formën për t’u ulur në tribunë dhe ndjekur miqësoren.

Vllaznia

– Të pranishmit në stadium kanë vërshëllyer në minutat e fundit të pjesës së parë paraqitjen e kongolezo-gjermanit Kristofer Mandiangu. Lojtari në këto minuta shfaqi probleme fizike.

– Tifozët e kanë edhe me arbitrat, ndonëse ishin nga Shkodra. Ata janë ankuar për disa pozicione jashtë loje të dhëna në drejtim të Vllaznisë.

Vllaznia2

– Jo të gjithë tifozët kanë qenë “pro” afrimit të Eni Imamit, e megjithatë mbrojtësit i kanë mjaftuar 83 minuta për t’ua fituar zemrën. Lojtari i linjës së majtë ka marrë duartrokitjet e para të shkodranëve, pas lojës bindëse që zhvilloi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"