“S’ka shpresa për realizimin e 4 kërkesave përpara 25 prillit”, Duka ironizon qeverinë: Kanë dëshirë më të madhe për poste

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2021 | 21:05

“S’ka shpresa për realizimin e 4 kërkesave përpara 25 prillit”, Duka ironizon qeverinë: Kanë dëshirë më të madhe për poste

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka pranoi publikisht se nuk ka shpresa që 4 kërkesat e Ligës Profesioniste për financimin dhe menaxhimin e futbollit, të realizohen para datës së zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Gjatë aktivitetit për nisjen e kampionatit të futbollit për moshën U-15 për femra, kreu i futbollit shqiptar ironizoi qeverinë se tashmë është në ethet për të menduar më shumë për postet drejtuese sesa për problemet e futbollit.
dukaaaa
“Nuk është realizuar asnjë nga kërkesat që ne kemi bërë. Tani qeveria ka hyrë në ato ethet e fushatës elektorale dhe nuk shpresoj që mund të bëhet ndonjë gjë deri në 25 prill. Uroj që pasi të mbarojnë atë garën e ethshme dhe dëshirën më të madhe të tyre për një post qeveritar apo për qeverinë e vet, të mendojnë dhe për ne në futboll”, përfundoi presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"