S’ka pushim për Burrelin, “zbor” dhe në fundjavë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2020 | 22:58

S’ka pushim për Burrelin, “zbor” dhe në fundjavë

Ndërprerja e stërgjatë e kampionatit për shkak të pandemisë së Koronavirusit e detyron stafin teknik të Burrelit që të shtojë ngarkesat në këtë periudhë. Është administratori Bajram Ballabani, i cili shpalos planin e klubit për këtë periudhë.
Burreli
Nëse deri më tani e shtuna ka qenë pushim për lojtarët, nuk do të ndodhë më kështu. Matjanët duan të fitojnë kohë, ndaj edhe seancat do të shtohen.

“Është e natyrshme që ne të përgatitemi më shumë, pasi një pjesë të lojtarëve i kemi nga rrethet e tjera dhe i janë bashkuar pjesës tjetër të grupit me vonesë. Mendojmë se do të jemi të gatshëm për rifillimin e kampionatit. Shpresojmë të miratohet data e përcaktuar nga FSHF-ja, 7 qershori. Prandaj kemi vendosur që stërvitja të bëhet edhe të shtunën, që të fitojmë kohën e humbur për t’u përgatitur si duhet për ato ndeshje që na kanë mbetur”, tha administratori i klubit matjan për gazetën.

DRITAN KURTI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"