S’ka problem edhe nëse nuk luhen ndeshjet e mbetura, mesfushori rival “kurorëzon” Liverpulin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2020 | 22:11

S’ka problem edhe nëse nuk luhen ndeshjet e mbetura, mesfushori rival “kurorëzon” Liverpulin

Mesfushori i Mançester Sitit, Ilkai Gundogan ka deklaruar se është dakord që titulli t’i jepet Liverpulit, edhe nëse ndeshjet e mbetura nuk luhen.

ilkai gundogan

Kjo deklaratë e mesfushorit të skuadrës rivale vjen në një moment kur kurorëzimi i Liverpulit është vënë në pikëpyetje, për shkak të pezullimit të futbollit nga koronavirusi.

Liverpuli

Gjermani ka shtuar se ai e mbështet gjithashtu idenë që yjet e Premier Ligës të ndihmojnë skuadrat më të vogla për të menaxhuar krizën financiare të shkaktuar nga përhapja e COVID-19.

gundogan-manhcester-city-2019_1h03uz0ju8ddh1ooo7qyzfzuxy

“Jam dakord që Liverpuli të shpallet kampion, luhen apo jo ndeshjet e mbetura. Duhet ta merrni me sportivitet. Do të isha dakord gjithashtu me idenë e mbështetjes për klubet më të vogla, duke qenë se ata nuk e kanë të lehtë kapërcimin e krizës aktuale,” tha 29 vjeçari për “ZDF”.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"