S’ka konkurrencë e cilësi, Apolonia i var shpresat te të… huajt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2019 | 18:27

S’ka konkurrencë e cilësi, Apolonia i var shpresat te të… huajt

Në Fier janë të përqendruar në merkato, po aq sa edhe në rritjen e grupit. Në mbrojtje ka nevojë për lojtarë të mirëfilltë, sidomos nga krahët; mesfusha ka organikë me shumicë, por priten edhe të tjera lëvizje; ndërsa sulmi është gjithashtu një pikë nevralgjike për Apoloninë.

Apolonia2

Siç e ka thënë vetë ai në deklarata të mëparshme, ofensiva e skuadrës ka numra, por duhet rritur konkurrenca dhe cilësia. Gjatë kësaj vere Apolonia ka bërë 4 përforcime: Erisildo Smaçi dhe Gelando Sharavolli në mesfushë, Klejdis Branica dhe Jeton Krasniqi në sulm (që më shumë mund t’i shërbejë skuadrës U-19, që këtë sezon do të luajë në Superligë).

mergjyshi

Ndërkohë, shkon drejt nënshkrimit edhe mesfushori fierak Sokol Ymeraj, pasi të bëjë zgjidhjen formale të kontratës me Flamurtarin e Vlorës, ku është aktivizuar vjet. Për momentin, veç disa lojtarëve të rinj, tek Apolonia vijon provën mbrojtësi francez Baraxhi dhe sot do të fillojë testimin edhe ekuadoriani 23-vjeçar Maskuera, që mund të luajë në krejt linjën e majtë.

TË HUAJT – Gjatë kësaj vere janë testuar 4 të huaj, tanimë të larguar: nigerianët Abraham Xhon Ekeleme e Abdulxhabar Etudaije, kamerunasi Frank Valeri Boni dhe amerikani Dankuan King, teksa vazhdon të jetë në provë francezi Baraxhi dhe do të nisë provën ekuadoriani Jose Andres Salazar Maskuera, i cili mund të bëjë “xholin” për Apoloninë.

Apolonia-Tomori

Në fund të kësaj jave priten edhe dy ekuadorianë të tjerë, përkatësisht një mbrojtës i djathtë dhe një qendror, teksa menaxherët e skuadrës po punojnë për të sjellë 3 brazilianët, apo edhe 2-3 futbollistë cilësorë nga kampionatet shqiptare.

MIQËSORJA – Apolonia do të luajë sot në orën 17:30, ndeshjen e gjashtë miqësore. Pas pesë testimeve të para të zhvilluara në transfertë, fierakët do të presin sot në Fier Orikumin.

Ndeshja do të luhet në mjediset e akademisë, pasi stadiumi “Loni Papuçiu” është në shtrim e sipër të tapetit të ri. Me këtë kundërshtar janë ndeshur edhe një herë tjetër gjatë përgatitores, ndërsa kujtojmë se në transfertë barazuan në shifrat 1-1.

Bujar Rama – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"