“S’ka justifikime, nuk dua qaramanë te Bajerni”, trajneri Flik lë jashtë titullarët ndaj Atletiko Madridit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2020 | 10:49

“S’ka justifikime, nuk dua qaramanë te Bajerni”, trajneri Flik lë jashtë titullarët ndaj Atletiko Madridit

Trajneri i Bajernit, Hansi Flik, ka lënë jashtë disa nga lojtarët më të mirë të skuadrës për ndeshjen e sotme. 55-vjeçari ka menduar t’i çlodhë yjet e tij që në ndeshjen e fundit ndaj Shtutgartit vuajtën jo pak nga lodhja fizike. Flik u shpreh në konferencën për shtyp se nuk kërkonte që lojtarët e tij të ankohen për kalendarin e ngjeshur, edhe pse kjo, sipas trajnerit, është e vërtetë. “Nuk dua të dëgjoj asnjë justifikim, kam folur me skuadrën dhe të gjithë kemi rënë dakord që të luajmë në këto kushte. Te Bajerni nuk ka vend për lojtarë qaramanë”, tha trajneri gjerman.
1288613983.0
Ndërkohë, për ndeshjen e sotme Flik pranoi se Leon Gorecka, Manuel Nojer, Robert Levandovski dhe Korentin Toliso nuk do të udhëtojnë në Madrid. “Po, është e vërtetë, këta lojtarë duhet të pushojnë dhe mendoj që është zgjedhja e duhur. Në fundjavë kemi një ndeshje të rëndësishme në Lajpcig dhe për këtë duhet të jemi sa më të çlodhur”.
atletiko madrid gimenez
PËR ATLETIKON – “Do të luajmë ndaj skuadrës që renditet e dyta në kampionatin spanjoll. Ndeshja do të jetë e bukur dhe spektakolare pavarësisht objektivave. Skuadra që do të zbresë në fushë do të japë maksimumin për ta fituar ndeshjen. Mendoj që diferencën do ta bëjë ajo skuadër që do të ketë sulmin më të mirë dhe mbrojtjen më kompakte”.
dpaphotosfour799152
PËR DEBUTIMIN E NYBELIT – “Aleksandër do të ketë shansin e tij. Mendoj që do të tregojë se është një portier tek i cili do të besojmë shumë. Në stërvitje ka lënë përshtypje të mira. Ai e di që të luash në një ekip me portierin më të mirë në botë nuk është e lehtë. Ai e di gjithashtu se kjo mund të jetë një mundësi e mirë për të mësuar nga Manueli”.
SANEAPjpg
PËR SANENË DHE KOMANIN – “Në futboll është shumë e rëndësishme forma që po kalon. Kingslei është duke kaluar një formë të shkëlqyer, nuk ka pasur dëmtime dhe ka shënuar në gati çdo ndeshje. E kundërta ka ndodhur me Sanenë. Ai vjen nga një dëmtim dhe në ndeshjet e fundit nuk ka qenë në 100% të formës së tij. Shpresoj që ai të rikthehet si më parë, ai po punon fort për këtë gjë dhe me kalimin e kohës do të na japë një dorë për të arritur objektivat tanë.

FORMACIONET E MUNDSHME

ATLETIKO MADRID (4-3-3): Oblak, Tripier, Saviç, Gimenez, Hermoso, Koke, Saul, Llorente, Karasko, Xhoao Feliks, Lemar. Trajner: Diego Simeone.

BAJERN (4-2-3-1): Nybel, Pavar, Zyle, Hernandez, Sar, Havi Martinez, Alaba, Sane, Myler, Kosta, Çupo-Moting. Trajner: Hansi Flik.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"