S’ka fusha, Lushnja mund të stërvitet vetëm… pas portave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2017 | 12:20

S’ka fusha, Lushnja mund të stërvitet vetëm… pas portave

Skuadra e Artan Banos mbyll zyrtarisht ditët pogradecare. Pas një seance të zhvilluar gjatë paradites, ekipi ka marrë menjëherë rrugën drejt Lushnjës. E hëna u është lënë pushim absolut lojtarëve, ndërsa nesër do të nisin një tjetër cikël përgatitjesh. Por e marta do i vendosë përballë një “halli” jo të vogël.

lushnja

Duke qenë se në stadium po punohet prej kohësh (për të plotësuar parametrat e vendosura nga FSHF-ja për licencimin), e paqartë mbetet pjesa se ku do të stërvitet ekipi. Me rikthimin e skuadrës në Lushnjë, klubi po shikon mundësinë që skuadra të stërvitet në një nga fushat e njësive administrative të Bashkisë së Lushnjës. Dhe, nëse ndodh kjo, do i duhet që të udhëtojë me autobus.

Ndërkohë që tapeti i vjetër është zhvendosur pas dy portave. Ndaj, ekziston mundësia që ekipi të stërvitet pikërisht pas portave, duke qenë se është mundësia. E megjithatë, pritet që nesër të vendoset zyrtarisht se ku do të përgatitet për sezonin e ri ekipi i sapongjitur në elitë.

lushnja

Gjatë pasdites së djeshme, ka vizituar stadiumin edhe specialisti grek i tapetit, i cili ka konfirmuar se javën e ardhshme ai do të mbërrijë në Lushnjë dhe menjëherë do të nisë shtrimi i tij. Mendohet që deri në startin e kampionatit të zhvillohen të tjera miqësore. Në plan është një ndeshje me Shkumbinin, megjithatë axhenda zyrtare mbetet ende e pakonfirmuar.

MERKATO

Lushnja pothuajse e ka mbyllur merkaton, por nuk përjashtohet mundësia për ndonjë afrim të fundit. Klubi rinovoi pothuajse me të gjithë futbollistët më të rëndësishëm që ishin pjesë e organikës edhe sezonin e kaluar. Ndërkohë që ka realizuar gjashtë afrime, ku katër prej tyre do të jenë debutues.

Alban Alushi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"