S’ka fitues, Laçi ‘ngrin’ Skënderbeun në shtëpi, anulohet një gol i “çuditshëm”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2015 | 11:14

S’ka fitues, Laçi ‘ngrin’ Skënderbeun në shtëpi, anulohet një gol i “çuditshëm”

Skenderbeu-Laci 2-1

SKËNDERBEU LAÇI 0 – 0
GOLAT Nuk ka
SKËNDERBEU: Shehi, Arapi, Abazi (Jashanica 53′), Radas, Vangjeli, Lilaj, Shkëmbi, Berisha (Latifi 73′), Progni, Sefa, Martins (Stojkov 81′); (në dispozicion: Llapanji, Nimaga, Alikaj, Lulaj). Trajner: Mirel Josa
LAÇI: Vujadinoviç, Buljan, Sheta, Çela, Doku, Zefi (Mustafa 48′), Teqja, Meto, Nimani (Sefgjini 48′), Cetkoviç, Soza (Veliaj 80′); (në dispozicion: Moçka, Bardhi, Ndreka, Xhejms). Trajner: Armando Cungu
KARTONË TË VERDHË: Arapi 83’/ Meto 56′, Çela 72′
DELEGAT: Bujar Pregja (Tiranë)
VËZHGUES: Myrteza Allkja (Elbasan)
GJYQTARET K.Kola, G.Qirici, N.Bregasi (Tiranë

Ndeshja e rasteve të humbura. Kështu mund të cilësohet sfida e djeshme, ku Skënderbeu nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola ndaj Laçit. Shtylla dhe Vujadinoviç, “ngrijnë” në shtëpi korçarët, që bëjnë një gjysmë hapi fals përballë kurbinasve. Nën reshjet e dendura të shiut fillimisht, që pjesën e dytë u shndërruan edhe në borë, duke rënduar terrenin e stadiumit, Skënderbeu nuk arrin dot të ruajë hapin e kryesuesve. Dy pikët e lëna bëjnë që korçarët të rrëshqasin në vend të tretë të klasifikimit, pas Kukësit dhe Tiranës. Mungesa e Peter Olainkës, pas pezullimit nga Komisioni i Apelit, u ndje mjaft në sulmin bardhekuq, të cilët me Fation Sefën në një ditë të errët, nuk arrijnë dot ta shtyjnë topin në rrjetë.
Pjesa e parë Loja nis me raste të shumta për Skënderbeun. Që në minutën e 3-të Shkëmbi provon direkt nga një goditje dënimi, por portieri i Laçit, Vujadinoviç, pret në pozicion. Minutat kalojnë dhe e njëjta rrjedhë loje do të shoqëronte gjithë takimin; me Laçin që mbrohet me shumë forca dhe Skënderbeun që kërkon golin me çdo kusht. Në minutën e 16-të, do të shënohet dhe rasti më i mirë për vendësit, kur Berisha nga një pozicion i prirët do të godasë shtyllën. Fati është me bardhezinjtë, por korçarët duket se nuk dorëzohen, pavarësisht se kalimi i minutave nuk i favorizon aspak. Në minutën e 21-të, Martins do të provojë individualisht, por pa sukses. Brenda 10 minutave, ekipi i drejtuar nga Mirel Josa do të protestojë dy herë për penallti nga Sefa, por kryesori nuk është i të njëjtit mendim me ta. Të njëjtën rrjedhë do të kenë edhe dy tentativat e tjera të Lilajt dhe sërish të Martinsit, duke e mbyllur këtë pjesë të parë me rezultatin e pandryshuar. Kështu me rrjeta të paprekura, skuadrat respektive do të shkonin në dhomat e zhveshjes.
Pjesa e dytë Në fraksionin e dytë, reshjet e borës janë më intensive dhe fusha fillon të bëhet e rrëshqitshme. Megjithatë, loja ka të njëjtën histori si në pjesën e parë me një Skënderbe që mundohet të shënojë, me anë të Vangjelit dhe Martinsit dhe me Laçin që mbrohet. Në minutën e 54, korçarët arrijnë të gjejnë rrugën e rrjetës, por për kryesorin nuk është kështu. Goli i shënuar nga sulmuesi Sefa fillimisht akordohet nga kryesori Kola, por pas disa sekondash, kur korçarët po gëzonin, arbitri anulon gjithçka për një faull në dëm të Vujadinoviçit. Skënderbeu shokohet nga goli i anuluar, por sërish nuk resht së sulmuari. Goditjen e mesfushorit Martins e ndal në mënyrën më të mirë gardiani Vujadinoviç në minutën e 65-të. Fundi do të jetë dramatik për korçarët. Brenda dy minutash Sefa e ka dy herë topin e fitores, por fillimisht me kokë nuk godet siç duhet dhe më pas me këmbë nga afër portës gabon duke bërë mbrojtësin dhe largon jashtë një top që donte vetëm një të shtyrë. Me shifrat 0-0, përfundon ky takim mes Skënderbeut dhe Laçit. Sulmi nuk shënon dot as me futjen e Stojkov. Orët e fundit të merkatos duket se do të jenë mjaft domethënëse për Skënderbeun

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"