S’ka dilema te Devolli, fiksohen titullarët ndaj Tepelenës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2021 | 13:12

S’ka dilema te Devolli, fiksohen titullarët ndaj Tepelenës

Devolli prej ditësh stërvitet në Korçë dhe është gati për të nisur kampionatin. Pasi u eliminuan nga Kupa, vëmendja u përqendrua pikërisht te Kategoria e Dytë.

Devolli

Sot luajnë me Tepelenën, kundërshtar që do ta presin në shtëpi. Gjithçka është gati dhe stafi teknik ka fiksuar edhe 11-shen, me të cilën do të startojë sezonin 2021-2022. Devollinjtë do të kërkojnë ta nisin me fitore këtë sezon të ri, por takimi nuk parashikohet i lehtë.

Kundërshtari do të hyjë në fushë me të njëjtin objektiv, ndërsa hapur ka shfaqur pretendimet për ngjitjen. E megjithatë, në kamp shohin si “bonus” faktorin fushë. Derisa luajnë në shtëpi, nuk mund të falin pikë.

THANAS GJATA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"