S’ka alkool për tifozët shqiptarë në qytetin e Marsejës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2016 | 13:35

S’ka alkool për tifozët shqiptarë në qytetin e Marsejës

Ngjarjet e ditëve të kaluara në Marsejë kanë goditur më rëndë tifozerinë shqiptare, e cila do të jetë e shumtë në këtë qytet në dy ditët në vijim për shkak të takimit Francë-Shqipëri që luhet në “Velodrome”. Duke marrë shkas nga përplasjet mes tifozëve rusë dhe atyre anglezë, prefektura e krahinës  ka vendosur që në pjesën më të madhe të qytetit të ndalohet shitja e pijeve alkoolike.

Ckqy8SfW0AAXash

Sipas njoftimit të publikuar nga prefektura franceze e krahinës së Marsejës, është vendosur një ndalim i plotë i shitjes së alkoolit dhe mbajtjes për konsum në vende publike të tij në qendër të qytetit si dhe në të gjitha akset që lidhin qendrën me stadiumin “Velodrome”.

Vendimi për ndalimin e tregtimit dhe konsumimit të pijeve alkoolike në këto zona do të zgjatë deri në orën 6 të mëngjesit të së nesërmes së ndeshjes Francë-Shqipëri. Më parë, në Marsejë ishin vendosur ndalesa për konsumin dhe mbajtjen e alkoolit edhe pranë aeroportit dhe stacionit të trenave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"