Sjellja e pahijshme, Kristiano Ronaldo pezullohet me 2 ndeshje për incidentin e ndodhur në prill

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2022 | 21:42

Sjellja e pahijshme, Kristiano Ronaldo pezullohet me 2 ndeshje për incidentin e ndodhur në prill

Vetëm një ditë pasi Kristiano Ronaldo dhe Mançester Junajtid ndanë zyrtarisht rrugët, futbollisti portugez është dënuar me 2 ndeshje pezullim dhe një gjobë 50 mijë paund, për një incident të ndodhur në prill. Bëhet fjalë për ndeshjen mes Junajtid dhe Evertonit,  teksa Ronaldo u kap nga kamerat, duke i rrëzuar celularin nga duart një tifozi të vogël, pas humbjes zhgënjyese të Mançesterit ndaj Evertonit.

CR7

Organi drejtuesi i futbollit anglez, e cilësoi si të pahijshme të të dhunshme sjelljen e portugezit duke marrë masa ndëshkimore ndaj tij.

“Kristiano Ronaldo është suspenduar për dy ndeshje, është gjobitur me 50,000 £ teksa është paralajmëruar për sjelljen e tij në të ardhmen për një shkelje të rregullores të FA”, thuhet në deklaratë.

Vlen të theksohet se ky dënim është i vlefshëm vetëm në futbollin anglez. Në rast transferimi te ndonjë skuadër tjetër jashtë Anglisë, CR7 nuk do të jetë i pezulluar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"