“S’jam penduar për dopingun”, ish-sportisti amerikan befason me deklaratën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2019 | 13:34

“S’jam penduar për dopingun”, ish-sportisti amerikan befason me deklaratën

Lens Armtrong nuk duket aspak i penduar për veprimet e bëra në të shkuarën të cilat i kushtuan heqjen e 7 titujve kampionë në Turin e Francës, për shkak të përdorimit të dopingut. Ish-çiklisti amerikan në një intervistë për “NBC Sport” deklaroi se nëse do të kthehej në kohë, do të bënte sërish të njëjtat zgjedhje.

Armstrong

“Nuk do të ndryshoja asgjë nga ato që kam bërë. Mund të them se do të bëja sërish të njëjtat zgjedhje. Nuk do t’i ndërroja asnjëherë leksionet që kam mësuar në të shkuarën. Nëse do të isha dopuar dhe nuk do të tregoja asgjë, nuk do të kishte ndodhur. Bëra atë që ishte e nevojshme për të fituar.

Nuk do të kisha mësuar nëse nuk do të veproja ashtu sikurse veprova”, deklaroi 47-vjeçari amerikan. Kujtojmë se Lens Armstrong u bë pjesë e skandalit më të madh botëror në çiklizëm, ku iu revokuan 7 titujt e fituar në vitet 1999- 2005 në eventin më të rëndësishëm botëror të çiklizmit siç është Turi i Francës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"